Institucionet e përkujdesit shoqëror do të transformohen me synim fuqizimin e shërbimeve për fëmijët pa kujdes prindëror, por jo mbylljen e tyre. Zv/Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Denada Seferi ka bërë këtë deklaratë në Top Channel.

“Institucionet e përkujdesit shoqëror në kuader të Planit të Deinstitucionalizimit, po punojnë për të krijuar modele për shërbime të reja alternative.

Aty ku është e mundur, sipas planeve individuale do të fuqizohen familjet biologjike në një proces të gjatë mbështetjeje me synimin për të kthyer fëmijët pranë tyre, rast pas rasti. Modelet e reja të shërbimeve alternative do të hartohen duke pasur në fokus interesin më të lartë të fëmijës”, ka deklaruar Seferi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: