Mark Fleming, zëvendës ndihmës Sekretar i Shtetit në SHBA, ka qenë të mërkurën në Prokurorinë e Posaçme.

BalkanWeb mëson se zyrtari i lartë amerikan ka zhvilluar takim me kreun e SPAK, Altin Dumani dhe prokurorin e posaçëm Klodian Braho.

Në kuadër të mbështetjes dhe rakordimit me SPAK, Fleming ka takuar ministren e Brendshme, Albana Koçiu si dhe funksionarë të tjerë të lartë pranë Qeverisë.

Gjithashtu, zyrtari amerikan është takuar edhe me përfaqësuesit e opozitës. Në takim kanë marrë pjesë Gazment Bardhi, Belind Këlliçi, Ina Zhupa, Jorida Tabaku dhe Oerd Bylykbashi.

Takimet e zyrtarit amerikan vijnë në një kohë kur Prokuroria e Posaçme po kryen hetime ndaj zyrtarëve të nivelit të lartë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb