Zëvendëspresidenti JD Vance ka prezantuar “The Charlie Kirk Show”, emisionin e aktivistit republikan që u qëllua dhe u vra javën e kaluar në Universitetin e Luginës së Utah.

Vance njoftoi të dielën në një postim në “X” se kishte “nderin të prezantonte Charlie Kirk Show” për t’i i bërë homazh mikut të tij. Duke folur nga zyra e tij në kompleksin e Shtëpisë së Bardhë të hënën, Vance tha se po “zëvendësonte dikë që nuk mund të zëvendësohet” ndërsa hapi shfaqjen.

“Por unë do të përpiqem të bëj më të mirën time”, tha Vance.

Kirk, një aktivist konservator, u vra javën e kaluar gjatë një eventi të Universitetit të Luginës së Utah të organizuar nga organizata e tij, Turning Point USA, në Orem, Utah. 31-vjeçari ishte i afërt me Vance, së bashku me Presidentin Trump dhe familjen e tij.

Pas vdekjes së tij, trupi i Kirk u transportua me aeroplanin e zëvendëspresidentit, Air Force Two, në shtetin e Kirk, Arizona.

Vance anuloi një udhëtim të planifikuar për në Nju Jork për të shënuar 24 vjetorin e sulmit të 11 shtatorit 2001, për të fluturuar në Utah për të marrë trupin e Kirkut.

Me komentatorë të tjerë politikë, ky episod u fokusua në jetën dhe aktivitetin e Kirk, duke theksuar se ai ishte një djalë që donte fjalën e lirë dhe kërkonte që edhe mosmarrëveshjet të zgjidheshin me dialog. “Aty ku dialogu vdes, nis lufta civile”, thoshte shpesh Kirk.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb