Zëvendës trajneri i Vorës Eldiano Topi, analizoi barazimin 1 – 1 kundër Tiranës.
“Ishim përgatitur, sepse Tirana siç luajti me Bylisin, të njëjtën gjë bëri edhe me ne. Golin e pësuam nga nga menaxhimi i keq. Pastaj rrezikuam më shumë. Më pas arritëm të barazonim.
Tirana në krahun e djathtë saj me Tabekou, nuk pati një ndihmë nga Geci në kampin tonë. Duke menduar për sulmin, Haxhonë më shumë energji dhe sigurisht që ndikon te rendimenti në lojë.
Rrotacioni është gjë e mendur mirë, por nuk doja të prishja ekuilibrin. E kuptojë, rrotacioni është një gjë e drejtë. Në futboll duhet edhe fat, na ruajti zoti te shtyllat”.
