Mazhoranca socialiste ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme sa i përket heqjes së imunitetit të Belind Ballukut. Në fjalën e tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, Ulsi Manja u shpreh se SPAK po zhvillon hetimet pa asnjë pengesë dhe se pretendimet për ndërhyrje politike nuk kanë bazë ligjore
Sipas tij, vendimi për ndryshimin e masës së sigurisë është kompetencë përfundimtare e seancës plenare të Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa ka prezantuar raportin e PS nga Këshilli i Mandateve.
Ulsi Manja: SPAK po heton lirish e nuk po pengohet në ushtrimin e kompetencave sa i takon hetimit dhe ndjekjes penale, por kërkesa për zv e masës, kompetenca përfundimtare i takon seancës në Kuvend.
Pretendimet se Kuvendi duke u kujdesura të zbatojnë parimet e rëndësishme të demokracisë, pengon drejtësinë, nuk kanë baza ligjore por kanë natyrë politike.
Fakti që pritëm vendimin e GJK vërteton seriozitetin tonë.
Morëm në konsideratë vendimin e Kushtetueses që është tashmë në fuqi. SPAK ka vënë në lëvizje Kuvendit dhe kërkon zv e masës së sigurisë me arrest.
