Leo Messi pas sfidës me Holandën ishte i ashpër ndaj gjyqtarit të takimit, Matheu Lahoz, duke e akuzuar se nuk ishte në nivelin e këtij takimi.
Lahoz barazoi rekordin e një Botërori, për numrin e kartonëve, plot 14 kartonë të verdhë gjatë kohës së rregull dhe shtesës, ndërsa përpara se të niste ruleta e penalltive ndëshkoi dy herë më karton të verdhë Dumfreis, 16 në total.

Messi dhe opinioni sportiv e akuzuan gjyqtarin për pasigurinë e shfaqur dhe keq menaxhim gjatë disa episodeve që prodhoi kjo përballje.
FIFA hapi menjëherë një hetim ndaj këtij gjyqtari ndërsa së fundmi ka dale me një vendim duke e larguar nga Botërori, Lahoz nuk do të arbitrojë më.
(BalkanWeb)
