Agjencia Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ndryshoi qëndrim lidhur me përdorimin e maskave të fytyrës dhe u bashkua me trendin global duke rekomanduar përdorimin e tyre në ambiente të mbushura me njerëz, për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Megjithatë, OBSH theksoi se maska mund të rrisë rreziqet shëndetësore nëse njerëzit e prekin me duar.

“Gjithashtu, maska mund të krijojë një ndjenjë të rreme të sigurisë”, theksoi shefi i OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një konferencë për shtyp në internet.

Ai paralajmëroi se maskat nuk mund të zëvendësojnë higjenën e duarve, distancimin fizik dhe as gjurmimin e pacientëve dhe kontaktet e tyre sociale.

“Nuk mund ta them aq sa duhet: Vetëm përdorimi i maskave, nuk do ju mbrojë nga COVID-19”, deklaroi Tedros.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: