ZVICËR- Një 17-vjeçar shqiptar nga Kantoni i Cyrihut në Zvicër, Ilir M është shpallur i humbur që prej ditës së hënë nga familjarët e tij. Sipas të afërmeve ai kishte lënë takim me një femër të panjohur, të cilën e kishte njohur në rrjetin social Facebook.
Që nga ky moment nuk ka pasur asnjë kontakt me të riun, i cili dyhohet se mund të ketë rënë viktimë e mashtrimit nga ‘femra’ që ka njohur në rrjetin social.
Lajmi për zhdukjen e Ilirit është shpërndarë në gjitha rrjetet sociale, ndërsa familjes i kanë ofruar ndihmë edhe personalitete që kanë shumë ndjekës në Facebook, shkruan ‘Blick am Abend’.
Familja ka njoftuar policinë, ndërsa shpreson se Iliri mund të jetë zhdukur me dëshirë për disa ditë dhe mund të rikthehet sërish.
Raste të tilla të mashtrimit nuk janë të rralla dhe as të panjohura për policinë në Zvicër.
(d.d/BalkanWeb)
