Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë publikoi një postim në rrjetet sociale ku theksohet forcimi i partneritetit mes SHBA dhe Shqipërisë në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftën e vazhdueshme kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës.

Sipas njoftimit, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, zhvilloi takime me përfaqësues të institucioneve shqiptare të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në vend.

Gjatë vizitës, Tervakoski u takua edhe me kreun e SPAK, Klodian Braho, kreun e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Erjon Bani, si dhe me përfaqësues të Byrosë Kombëtare të  Hetimit (BKH).

Në deklaratën e saj, Ambasada SHBA theksoi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara për të ofruar aftësi, mjete dhe bashkëpunim, si në Shqipëri, ashtu edhe në nivel global, për partnerët që ndajnë angazhimin për të luftuar kriminelët që kërcënojnë qytetarët, kufijtë dhe sigurinë kombëtare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb