Davide De Gea është lojtari i fundit i erës së Sir Alex Ferguson që largohet nga Manchester United. Portieri i njohur ka zgjedhur të largohet nga “Djajtë e kuq”, pas 12 vitesh.

De Gea ka qenë protagonist absolut me skuadrën nga Manchesteri gjatë gjithë këtyre viteve, duke dhënë një kontribut të madh në arritjen e rezultateve të rëndësishme.

“Ne kemi arritur shumë që kur Sir Alex Ferguson më solli në këtë klub. Jam ndjerë krenarë sa herë që vishja këtë fanellë, ishte një nder për mua” – tha ai. Spanjolli u transferua te United në vitin 2011, nga Atletico Madrid.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb