Tani është edhe zyrtare. Leonardo Bonucci është lojtar i ri i Fenerbahces. Mbrojtësi italian largohet kështu nga Gjermania, konkretisht nga Union Berlin, pas vetëm gjashtë muajsh dhe nis kështu një aventurë të re në Stamboll.

“Klubi ynë është përforcuar me mbrojtësin italian Leonardo Bonucci. Mbrojtësi ekspert do të veshë fanellën e Fenerbahçes deri në fund të sezonit 2023-24. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të kontratës ishin edhe Presidenti ynë Ali Y. Koç, Sekretari ynë i Përgjithshëm Burak Çağlan Kızılhan, anëtarët e Bordit tonë Simla Türker Bayazıt, Selahattin Baki, drejtori ynë sportiv Mario Branco dhe zëvendësdrejtori sportiv Okan. Özkan” – Shkruan klubi.

Debutimi i ish-lojtarit të Juventusit në ndeshje zyrtare me Fenerbacen do të vijë me shumë gjasë me datë 14 janar, në transfertën e Gaziantep.

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: