Sulmuesi Gabriel Jesus është lojtari më i ri i Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga katalanasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Jesus, i cili vjen nga Arsenal, ka firmosur për 3 sezone.
“Arsenali dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Gabriel Jesus te blaugranët. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar një kontratë si lojtar i rregullt për tre sezone”, thuhet në njoftim. Sa i takon shifrave, bëhet fjalë për operacion 14 milionë euro.
