Rodri është transferuar te Barcelona. Mesfushori spanjoll ka hedhur firmën mbi kontratë dhe do të jetë pjesë e katalanasve deri në vitin 2030.

‘Dua të them se jam shumë i kënaqur që jam këtu-tha Rodri-është një ditë shumë speciale për mua, një kapitull shumë i rëndësishëm në karrierën time. Ishte një vendim i vështirë. Në radhë të parë, largimi nga Manchester City, një klub që më dha gjithçka dhe ku kam qenë shumë i lumtur. Do t’i jem gjithnjë mirënjohës.

I falenderoj që e kuptuan se për mua ishte momenti i duhur për t’u larguar. Barcelona është një klub i madh, një pikë referimi në nivel botëror për mënyrën sesi e kupton futbollin dhe vlerat që përfaqëson. Kisha edhe një opsion tjetër, por Barcelona ishte zgjedhja ime e parë dhe kështu ia bëra të ditur edhe Laportës. Kur të vijnë ofertat, procesi i parë ishte të kuptoja se etapa te klubi im ishte mbyllur dhe më duhej të gjeja një rrugëdalje. Mora kohë për ta asimiluar. Manchester City ka qenë klubi më special ku kam qenë. E studiova dhe analizova, ishin dy klube shumë të rëndësishëm. Bashkë me familjen dhe njerëzit e mi morëm vendimin që besuam se ishte më i drejti. Vendimet e mia gjithnjë kanë qenë të lidhura me sfidat sportive’.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb