Chelsea befason jo pak, me ekipin londinez që i beson stolin një emri jo shumë të njohur, Liam Rosenior. Me anë të një deklarate për mediat, Chelsea bëri zyrtare pasuesin e Enzo Maresca-s, me Rosenior që firmosi një kontratë deri në vitin 2032.
Arritja e këtij akordi ishte bërë më herët publik nga vetë trajneri i cili në konferencë për shtyp njoftoi largimin e tij nga Strasburg për të fluturuar drejt Londrës, aty ku do të firmoste edhe kontratën me Chelsea-n. Liam Rosenior e nisi karrierën në vitin 2018 duke drejtuar ekipin U-23 të Brighton për të vijuar më pas me Derby County dhe Hull City.

Në 2024, Liam mori drejtimin e Strasburg në Francë duke rikthyer pas 20 vitesh ekipin në kompeticionet evropiane. Chelsea beson se me teknikun londinez do të rikthejë ekipin në garë, për të siguruar të paktën një vend në Champions League.
