Arsenali ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut, Hector Bellerin, ka nënshrkuar kontratë të re afatgjate me klubin. 20 vjeçari ka pasur një sezon impresiv për Topçinjtë vitine kaluar me 28 paraqitje dhe dy gola, të shënuar ndaj Aston Villas dhe Liverpoolit.
Bellerin pranoi se ishte pranë largimit, para se lëndimi i Debuchyt të krijonte mundësinë për të që t’i tregonte vlerat. Mbrojtësi iu bashkua Arsenalit nga Barcelona në vitin 2011, duke kaluar nëpër akademinë e klubit të Arsenalit.
(ed.me/BalkanWeb)
