Armando Broja është zyrtarisht futbollist i Burnley-t. Klubi anglez ka bërë zyrtare transferimin e sulmuesit shqiptar, me të cilin ka firmosur kontratë 5 vjeçare, duke u larguar kështu në mënyrë përfundimtare nga Chelsea. “Blutë e Londrës” do të përfitojnë 15 mln paund nga shitja e kartonit të 23-vjeçarit. Burnley do të paguajë 10 mln paund kesh, ndërsa 5 të tjerat do të jenë në formë bonusesh. Ndërkohë që vetë Broja pritet të përfitojë të njëjtën pagë si te Chelsea, 40 mijë paund në javë, pra në sezon rreth 2 mln paund. Pas prezantimit, Broja ka folur edhe fjalët e para si futbollist I “The Clarets”:

“ Jam padyshim shumë i lumtur që jam pjesë e Burnley. Është diçka shumë pozitive që po bashkohem me klubin në prag të fillimit të sezonit të ri në Premier League. Mezi po pres të fillojmë, të takoj shokët e ekipit. Unë ndihem shumë mirë dhe jam gati për këtë aventurë të re. Mund ta ndjej që tani të gjithë suportin nga tifozët e ekipit dhe do të jap gjithçka për këtë fanellë. E ndjej se në këtë klub mund të rritem si lojtar. Mezi pres të jem në fushën e blertë.”- pëfundoi sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e disa skuadrave në Angli në formë huazimi si: Southampton, Fulham dhe Everton.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb