Dikur pjesë e Juventus, Giacomo Vrioni konsiderohej si një nga talentet më mëdhenj të futbollit shqiptar, si e ardhmja e Kombëtares, por karriera e tij mori një kthesë të papritur duke u zhdukur nga futbolli i rëndësishëm.
Pas 4 vitesh shtegtim në MLS, sulmuesi kuqezi rikthehet në Evropë, me Cesena-n që bëri zyrtare transferimin e tij. Giacomo Vrionit vjen në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit. Vrioni do të mbajë të veshur fanellën me numrin 22-të.
Te Cesena, Vrioni gjen edhe sulmuesin tjetër shqiptar Cristian Shpendin, të dy që pritet të formojnë repartin ofensivë të Cesena-s me një objektiv të qartë, të rikthejnë ekipin në Serie A.
