Chelsea dhe sulmuesi Raheem Sterling kanë ndarë rrugët. Lojtari dhe klubi londinez kanë rënë dakord për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Lajmi është bërë i ditur nga Blutë e Londrës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Raheem Sterling sot është larguar nga Klubi i Futbollit Chelsea me pëlqim të ndërsjellë, pas 3 vitesh bashkëpunimi. Ne e falënderojmë Raheem për kontributin e tij si lojtar i Chelsea dhe i urojmë gjithë të mirat në fazën tjetër të karrierës së tij.”
Sterling shënoi 6 gola në sezonin 2022/2023 dhe realizoi 8 gola në sezonin 2023/2025.
