Rayan Ait-Nouri është bashkuar me Manchester Cityn. Lajmi për mbrojtësin është bërë i ditur së fundmi nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Ait Nouri është mbrojtës krahu dhe vjen pas një sezoni mjaft pozitiv në radhët e Wolverhampton.
Ai ka firmosur për 5 vite dhe operacioni i kalimit të tij në Manchester është kryer për 30 milionë euro.
“City është një nga klubet më të mëdha në botë dhe mundësia për të luajtur për ta është një ëndërr e bërë realitet. Jam po ashtu i emocionuar që do punoj dhe mësoj nga Pep dhe skuadra e tij”- tha ai.
