Nevil Dede do të vijojë që të jetë trajneri i AF Elbasanit edhe në Superiore, teksa ditën e sotme në ambientet e stadiumit “Elbasan Arena” u bë edhe prezantimi zyrtar i tij. Krah presidentit dhe drejtuesve më të lartë të klub, Dede synon që në Superiore të marrin rezultatet duke kënaqur njerëzit dhe mbushur stadiumin.

“Dua të bëj një falënderim për të gjithë. Klubi, bashkë me mua si trajner, ka qenë gjithmonë konkret dhe ka patur dinamikë të madhe. Gjithccka vjen nga puna e bërë. Ne duhet të punojmë shumë dhe të flasim pak. Nëse ne krijojmë baza të forta për Superioren, çdo gjë është në rrugën e duhur” -tha ai.

Për një skuadër pretendente në elitë kërkohet patjetër edhe një merkato cilësore, me verdheblutë që i kanë hedhur piketat që tani.

Edhe pse bëhet debutimi në elitë për një klub që u krijua vetëm tri vite më parë, objektivat në Superiore do të jetë pjesëmarrja në “Final 4”. Diccka të tillë e konfirmoi Presidenti i klubit, Kujtim Llupa. “Objektivi ynë është “Final Four” – tha ai. Sakaq, ka pasur edhe ndryshime në staf, ku është larguar Eriol Merxha me Artan Skënderin dhe ndihmësa të Dedes do të jenë Isli Hidi, Hektor Idrizaj dhe përgatitës atletik, Elton Kodra.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb