Bayern Munich vijon fushatën e rinovimeve, me klubin gjerman që blindon një tjetër titullar. Pas disa muajsh negociatash, Bayern Munich ka bindur Dayot Upamecano-n të hedh firmën mbi kontratën e re.
Kjo lëvizje merr edhe më shumë vlera, në një kohë kur Upamecano ishte futur në vitin që i përfundonte kontrata. Pikërisht ky detaj, fakti që në fund të sezonit mund të largohej falas, e kishte kthyer Upamecano-n në objektivin kryesor të Real Madrid.
Me anë të një deklarate për mediat, klubi i Bayern Munich bëri zyrtare rinovimin e kontratës me Upamecano-n deri më 30 qershor 2030.
