Mohamed Salah ka bërë zgjedhjen e tij. Pas një karriere historike me Liverpoolin në Premier League,aty ku ylli egjiptian arriti të fitonte gjithçka, tashmë ai do të vijojë të luajë në Superligën turke me skuadrën e Trabzonspor, aty ku do të jetë shok skuadre me sulmuesin e kombëtares tone Ernest Muçi.
Salah u largua si lojtar i lirë nga Liverpooli, pasi i përfundoi kontrata, duke qenë i disponueshëm pa kosto transferimi. Klubi turk përfitoi nga tërheqja e Beşiktaşit nga gara dhe arriti të finalizojë një transferim vërtet spektakolar.Një transferim ky që konfirmon ambicjen e drejtuesëve të klubit nga Trabzoni, që këtë sezon do të kërkojnë të thyejnë hegjemoninë e 3 skuadrave të mëdha turke.
