Zhvillime të rëndësishme te Argjentina, në prag të Botërorit të Katarit. Drejtuesit kanë vendosur t’i rinovojnë kontratën trajnerit Lionel Scaloni. 44 vjeçari do të qëndrojë në krye të kësaj Kombëtareje deri në vitin 2026.
Tekniku i njohur numëron 49 ndeshje në këtë pankinë, me ekipin që ka marrë 2.27 pikë për çdo sfidë. Argjentina është Kombëtarja më në formë e momentit dhe mbetet pretendent për fitimin e Botërorit.
“Jam krenar t’iu them se kemi gjetur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së Lionel Scalonit si trajner i Argjentinës deri në Kupën e Botës 2026” – ishin fjalët e presidentit të Federatës së Futbollit (AFA), Claudio Tapia.
Official. Full agreement reached for Lionel Scaloni contract extension as Argentina head coach until June 2026. ???? #Argentina
“I’m proud to announce we’ve agreed Scaloni’s new deal until World Cup 2026”, AFA president Tapia says. pic.twitter.com/NB0tl5DGM7
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) September 28, 2022
(BalkanWeb)
