Tirana ka firmosur me Ettiene Tare. Lajmi për afrimin e sulmuesit premtues, është bërë i ditur nga klubi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Djali i Igli Tares është përforcimi i radhës për Tiranën, e cila synon që të bëjë një sezon pozitiv.

Postimi:

Mirësevjen, Etienne Tare! 🔵⚪️
Sulmuesi premtues Etienne Tare është zyrtarisht pjesë e familjes bardheblu. Me energji, vizion dhe dëshirë për të dhënë maksimumin, ai i bashkohet Tiranës për sezonin e ri!
Me një profil të qartë teknik dhe një mentalitet serioz pune, Tare vjen te Tirana si një futbollist me perspektivë, i gatshëm të japë kontributin e tij.
Transferimi i Etienne Tares është një investim në vazhdimësinë dhe cilësinë, duke ndjekur filozofinë e klubit për të afruar lojtarë me potencial të madh zhvillimi, të cilët ndajnë vlera dhe përkushtim ndaj fanellës.

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb