Prej disa ditësh, në Mynih flitej shumë për një rikthim të mundshëm të Julian Nagelsmann në krye të Bayern, por e përditshmja gjermane Bild ka zbuluar të ardhmen e tij. Nagelsmann nuk do të rikthehet te Bayern Munich, të paktën jo në fund të këtij sezoni, pasi trajneri ka vendosur të zgjas bashkëpunimin me Federatën Gjermane të Futbollit.
![Bild](https://www.balkanweb.com/wp-content/uploads/2024/04/bild.jpg)
Tashmë është zyrtare: Nagelsmann ka rinovuar kontratën e tij me Gjermaninë deri në 2026, pra do të drejtojë ekipin përfaqësues edhe në Botërorin e ardhshëm. Nagelsmann kishte një kontratë deri në përfundim të “Euro2024”, por palët vendosën të zgjasin bashkëpunimin ndërmjet tyre.
(BalkanWeb)