Genaro Gattuso i ka habitur të gjithë, duke firmosur me skuadrën e Hajdukut të Splitit. Edhe pse kishte disa oferta nga ekipe të njohura, trajneri italian zgjodhi skuadrën kroate.

Gattuso ka firmosur një kontratë, të vlefshme deri në vitin 2026. “Timonieri” ka udhëhequr më parë Milan, Napoli, Valencia e Marseille.

“HNK Hajduk ka kënaqësinë të konfirmojë sot se ekipi ynë i parë do të drejtohet nga Gennaro Gattuso në sezonin e ri! Ai ka nënshkruar kontratë me bardhezinjtë deri në verën e vitit 2026 dhe në Split do të mbërrijë javën e ardhshme” – shkruan klubi.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb