Borussia Monchengladbach largon nga merkato Granid Xhakën. Klubi gjerman njofton në faqen zyrtare se ka arritur të gjejë gjuhën e përbashkët më mesfushorin e përfaqësueses Zvicerane për të rinovuar kontratën. I transferuar në Bundesliga në 2012 Xhaka ishte kthyer në objektivin e shumë skuadrave evropiane, ku emra si Milan kishin shfaqur interes për të. E ardhmja e Xhakës do vazhdojë të jetë tek B.Monchengladbach pasi tashmë të dy palët kanë bërë zyrtarë një marrëveshje të re që e lidh mesfushorin deri në vitin 2019. Për klubin gjerman rinovimi i Xhakës ishte një prioritet për merkaton e janarit, një lojtarë që konsiderohet shumë i rëndësishëm për objektivat e klubit, pjesëmarrja në Champions League sezonin e ardhshëm.
(e.shkambi/BalkanWeb)
