Futbollisti shqiptar i Kosovës, Adam Hasani është bërë me skuadër të re, teksa së fundmi ka firmosur me klubin e Napolit në Itali.

17-vjeçari bën një hap të madh në karrierën e tij, teksa fillimisht do të jetë pjesë e ekipit Primavera të Napolit, me shpresën që do të arrijë të bëjë kapërcimin e madh për te ekipi i parë.

Anësori 17-vjeçar ishte më parë pjesë e Sampdorias, ku falë paraqitjeve të tij fitoi edhe ftesën nga trajneri Adil Maliqi për t’u bashkuar me përfaqësuesen U19 të Kosovës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb