Tani është zyrtare: Mathys Tel është lojtar i ri i Tottenhamit. Pasi kaloi gjashtë muajt e fundit si huazim te klubi londinez, ku arriti të fitonte edhe Europa League, Spurs kanë vendosur të paguajnë 40 milionë euro te Bayern, për të marrë përfundimisht shërbimet e lojtarit.

Tel, i cili aktualisht është i impenjuar me kombëtaren e Francës në Europianin e të rinjve, ka luajtur 13 ndeshje me Tottenham. Ai ka realizuar 2 gola dhe ka dhuruar 1 asist.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb