Ivan Gazidis nuk është më drejtor ekzekutiv i Milanit. Njoftimi u bë nga klubi pasditen e së mërkurës dhe konfirmoi se Gazidis s’do të jetë më CEO i klubit pas 5 dhjetorit 2022.

Prej shumë muajsh kishte spekulime për të ardhmen e tij, por tashmë konfirmohet se ai nuk do të bëjë më atë rol në Milano.

Zëvendësuesi nuk është gjetur ende por në njoftimin e bërë sqarohet se gjithçka do të bëhet publike në momentin e duhur.

“Pas katër viteve të mrekullueshme dhe sfiduese do të largohem nga Milani. I detyrohem kaq shumë këtij klubi, njerëzve, tifozëve dhe këtij qyteti” – Tha mes emocionesh Gazidis.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb