Interi nuk i ka ndryshuar planet. Nicola Zalewski do të jetë një futbollist i zikaltërve. Klubi nga Milano do të aktivizojë opsionin për të blerë përgjithmonë anësorin polak, i cili mbërriti në Milano në janar si huazim nga Roma.

Siç është konfirmuar nga Fabrizio Romano, Interi do të paguajë 6.5 milionë eurot e nevojshme për të mbajtur në ekip futbollistin, i cili ka qenë bindës në muajt e fundit në Milano.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb