Lautaro Martinez është kapiteni i ri i Interit. Lajmi ka ardhur nga klubi zikaltër, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Sulmuesi nga Argjentina u shpërblye pas shumë vitesh te zikaltërit, skuadër të cilën e ka ndihmuar për arritjen e objektivave të rëndësishëm. Shiriti i kapitenit më parë mbahej nga Samir Handanovic, me portierin që la nënkampionët e Europës pas 11 vitesh.

Lautaro luajti 38 ndeshje në sezonin e kaluar në Serie A, ku shënoi 21 gola dhe dhuroi pasin e fundit 6 herë. Kujtojmë që “Demi” u transferua në Milano në vitin 2018 nga Racing Club.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Inter (@inter)

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb