Nuk ka më dyshime. Fiorentina zyrtarizon rinovimin e Cristiano Biraghi. Pas njoftimit për blerjen e Fabiano Parisit, klubi nga Firence ka komunikuar edhe zgjatjen e bashkëpunimit me kapitenin, i cili luan si mbrojtës anësor.

“ACF Fiorentina njofton se futbollisti Cristiano Biraghi ka rinovuar kontratën deri në datën 30.06.2025, me mundësi zgjatje-je deri në 30/06/2026” – Shkruan Fiorentina. Kujtojmë që Biraghi ka luajtur edhe për Interin, gjatë sezonin 2019-2020.

30-vjeçari nisi karrierën te Juve Stabia, për të shkuar më pas te ekipe si Cittadella, Catania, Chievo dhe Granada. Në CV e tij është edhe Pescara, ndërsa te Fiorentina numëron jo më pak se 5 sezone.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb