“Big Brother Vip Albania”, spektakli që mban të ngulur pranë ekranit të gjithë publikun për javë të tëra, më në fund ka një konfirmim për edicionin e ri.

Show televiziv që zhvillohet tërësisht brenda kufijve të një shtëpie, krijuar posaçërisht për personat e famshëm që bëhen pjesë të këtij programi, prej muajsh është përfshirë nga aludime për nisjen e sezonit të tretë.

Tashmë është konfirmuar nga vetë producentët e këtij spektakli se do të ketë një edicion të tretë të “Big Brother Vip” dhe të gjithë po e presin me padurim. Vetëm pak më parë faqja zyrtare e spektaklit në Instagram ka zbuluar se kur do të nisë.

Ndonëse të gjithë shpresonin se do të ishte fundi i këtij viti koha kur do të fillonte edicioni i tretë, duket se gjithçka i është lënë vitit të ri. Edicioni i tretë do të jetë në 2024-ën, por ende nuk dihet se kur ekzaktësisht. Mbetet të presim edhe pak për ta zbuluar.

Deri më tani kanë qenë të shumtë emrat e personazheve VIP, të cilët janë aluduar se do të jenë pjesë si banorë këtë edicion, por ende nuk është konfirmuar asgjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: