Juan Mata nuk është më lojtar i Manchester United. Lojtari do të largohet nga “Djajtë e kuq”, teksa vendimi është bërë publik nga Klubi. Mesfushori nuk është në planet e United dhe divorci është parë si zgjidhja e vetme. Mesfushori spanjoll është pjesë e kësaj skuadre prej vitit 2014, kur zgjodhi të vinte nga Chelsea. Mata tashmë do të kërkojë një ekip të ri, ku do kishte më shumë minuta.

Thank you for everything, @JuanMata8 — you’ll be missed #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) June 2, 2022
Nga Manchester United u larguan dje edhe lojtarë si Lingaard dhe Pogba.
(BalkanWeb)
