TIRANE- Komisioni Europian rekomandon hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke “kurorëzuar” një aspirate shumëvjeçare të Shqipërisë.

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini dha e para zyrtarisht lajmin e mirë para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg. Ajo shqiptoi qartë dhe pa ekuivok se: Komisioni rekomandon hapjen e negociatave me Shqipërine.
20180417-154259
Përveç Shqipërisë, KE ka rekomanduar edhe hapjen e negociatave me fqinjët tanë, Maqedoninë.

“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb