Skuadra e Bundesligës Schalke ka ndarë rrugët me trajnerin Frank Kramer pas humbjes 5-1 të skuadrës ndaj Hoffenheim në Kupën e Gjermanisë.

Përveç daljes nga Kupa të martën, skuadra nga Gelsenkirchen ka fituar vetëm një herë në 10 ndeshje dhe është në vendin e 17-të pas rikthimit të tyre në Bundesligë, pasi u ngjit në edicionin e kaluar.

50 vjeçari gjerman Frank Kramer ka drejtuar më parë Germany U18, U19, Arminia Bielefeld dhe Greuther Furt 2.Schalke ka falënderuar trajnerin e njohur për kontributin e dhënë gjatë kohës që ai ka qenë në pankinë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb