Cremonese ka njoftuar shkarkimin e trajnerit Davide Nicola. Klubi i Serie A konfirmoi vendimin edhe në mënyrë zyrtare, duke shprehur mirënjohje për kontributin e dhënë nga Nicola.
Largimi vjen pas një sërë rezultatesh të dobëta, me ekipin që regjistroi 11 humbje dhe 4 barazime në 15 ndeshjet e fundit.Cremonese aktualisht ndodhet në vendin e 18-të në renditjen e Serie A, tre pikë larg zonës së rënies.
