Teuta ka ndërprerë bashkëpunimin me mesfushorin Arbër Çyrbja. Lajmi është bërë publik nga klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Teuta njofton për përfundimin e bashkëpunimit me futbollistin Arbër Çyrbja, me marrëveshje të ndërsjellë mes palëve.
E falenderojmë Arbërin për kontributin e tij në ekipin tonë dhe i urojmë suksese në hapat e ardhshëm të karrierës së tij”. Ai ka luajtur dy ndeshje në këtë sezon.
