Andrea Pirlo është trajneri më i ri i Sampdorias. Klubi që do luajë në Serie B në sezonin që vjen ka gjetur akordin me teknikun e njohur dhe lajmi është dhënë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Italiani 44-vjeçar vjen pas një periudhe te Karagumruk në Turqi, ndërsa ka qenë në krye të Juventus U23 dhe Juventus. Qëllimi i ekipit nga Genoa është rikthimi sa më shpejt të jetë e mundur mes të mirëve. “Mirësevjen Mister, Pirlo është trajneri i ri i Sampdorias” – shkruan klubi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: