Vazhdon aventura e Aaron Ramsdale te Arsenali. Topçinjtë kanë njoftuar rinovimin e portierit, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Portieri ynë Aaron Ramsdale ka nënshkruar një kontratë të re afatgjatë. 25-vjeçari ka bërë tashmë 76 paraqitje për ne në të gjitha garat. Aaron u bashkua me ne nga Sheffield United në verën e vitit 2021 dhe ka shijuar një sezon të parë të shkëlqyer me ne, duke mbajtur 14 herë portën e paprekur në të gjitha garat” – Shkruan klubi.

Ramsdale ka qenë një shtyllë e rëndësishme e Gooners këtë sezon, teksa ka ndihmuar ekipin në sigurimin e një vendi për në UEFA Champions League. Përveç Ramsdale, të tjera çështje në shtëpinë e Arsenalit po presin përgjigje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: