Mattia Perin do të vijojë të jetë pjesë e Juventusit, të paktën deri në vitin 2025. Lajmi për rinovimin e kontratës ka ardhur nga klubi, bardhezi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Portieri 29 vjeçar është zgjedhje e dytë e trajnerit Allegri, teksa këtë sezon, ai ka veshur fanellën e ekipit vetëm 3 herë. “Gardiani” i njohur ka qenë pjesë e “Zonjës së Vjetër” edhe në vitin 2018, ku ka luajtur për 9 sfida.

Karriera e tij nuk është shumë e spikatur. Perin numëron disa sezone të nivelit mesatar me Genoan. Gjithashtu, një kontribut është dhënë edhe për Padova dhe Pescara.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb