Barcelona ka rinovuar kontratën me Ronald Araujo. Klubi katalanas ka gjetur akordin me mbrojtësin, i cili do të qëndrojë te kjo skuadër deri në vitin 2031.
“FC Barcelona dhe Ronald Araujo kanë arritur një marrëveshje për një zgjatje të kontratës së lojtarit, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031. Firma erdhi nën prezencën e presidentit të klubit Joan Laporta; nënkryetarit të parë Rafa Yuste; dhe drejtorit të sportit Anderson Luis de Souza “Deco”- shkruan klubi.
Kështu, Barça i mbyll dyert një herë e mirë klubeve, të interesuara për futbollistin nga Uruguaji. Araujo është pjesë e këtij klubi që në vitin 2018.
(J.S/BalkanWeb)