Napoli ka njoftuar zyrtarisht ardhjen e mbrojtësit Natan Bernardo De Souza nga RB Bragantino, skuadër kjo e cila luan në Brazil.

Pasi shqyrtoi një numër opsionesh, duke përfshirë Kevin Danso të RC Lens, kampionët e Italisë vendosën të investojnë për Natan dhe ra dakord për një marrëveshje me vlerë rreth 10 milion € me klubin e Serie A braziliane.

Siç u njoftua sot, Natan ka nënshkruar kontratë për pesë vite dhe do të zëvendësojë të larguarin Kim.

Qendërmbrojtësi brazilian 22-vjeçar zhvilloi 103 paraqitje në të gjitha garat për RB Bragantino, duke shënuar tre gola dhe duke dhënë dy asistime. Ai ishte pjesë e skuadrës së Flamengos që fitoi titullin e Brazilit në vitin 2020.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: