Kukësi afron një sulmues. Verilindorët kanë firmosur me Gabriel Barbosën, marrëveshje huazimi deri në fundin e sezonit. Sulmuesi brazilian ka luajtur më parë për Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19.

“Futboll Klub Kukesi njofton se sulmuesi Gabriel Barbosa Avelino është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Barbosa ka firmosur me klubin tonë një kontratë huazimi deri në fund të sezonit, teksa klubi ynë ka të drejtën për të ruajtur një % të kartonit. 23 vjeçari brazilian vjen te Kukësi nga kampionati grek ku sezonin e fundit ishte pjesë e skuadrës së APO Levadiakos. Në të shkuarën ka qenë pjesë e Palmeiras, Seoul, Paysandu e Spal U19” – Shkruan klubi.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: