Pioli nuk është më trajner i Al-Nassr. Lajmi është bërë i ditur nga klubi arab, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
“Al-Nassr njofton se Pioli dhe stafi i tij nuk janë më në detyrë tek ekipi i parë.Dëshirojmë të falënderojmë Piolin dhe stafin e tij për punën e tyre të përkushtuar gjatë sezonit të kaluar”, shkruan në njoftim.
Tekniku italian drejtoi këtë ekip në 44 ndeshje, me ekipin që mori mesatarisht 2.07 pikë për takim. Al Nassr e mbylli sezonin në vendin e 3-të.
