Omer Bunjaku nuk është më drejtor sportiv i Ballkanit. Lajmi është bërë i ditur nga klubi dardan, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

“Faleminderit, Omer Bunjaku. Pas përfundimit të kontratës me drejtorin sportiv, në mirëkuptim të ndërsjellë kemi vendosur që të mos e vazhdojmë më tej bashkëpunimin.

E falënderojmë Drejtorin për kontributin e dhënë gjatë periudhës së angazhimit të tij dhe i urojmë suksese në rrugëtimin e tij të ardhshëm!”- shkruan klubi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb