Valencia largoi pak ditë më parë nga pankina Genaro Gatusson. Klubi nuk ka humbur kohë dhe ka ulur në stol një trajner spanjoll, emër shumë i njohur në këtë vend për skuadrat mesatare.

Bëhet fjalë për Ruben Baraja, i cili ka drejtuar më parë, Elchen, Rayo Vallecanon dhe Real Zaragoza. 47-vjeçari bëhet kështu tekniku i 10-të i klubit të Valencias në më pak se nëntë vjet.

Baraja luajti 364 ndeshje për Valencia-n ndërmjet viteve 2000 dhe 2010 dhe zhvilloi 43 paraqitje për Spanjën. Klubi i ka uruar mirëseardhjen atij, me një postim në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb