Leverkusen zyrtarizoi afrimin e Ibrahim Maza. Ka qenë klubi kampion në fuqi i Gjermanisë, që ka bërë të ditur lajmin nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. 19-vjeçari vjen nga Hertha e Berlinit dhe shihet si pasuesi i Florian Wirtz.

“Ibrahim Maza do t’i bashkohet Bayer 04 nga Hertha BSC për sezonin 2025/26. Algjeriani ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2030. Mirë se erdhe, Ibo!”- shkruan klubi. Maza ka luajtur 30 ndeshje këtë sezon dhe ka realizuar 5 gola.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb