Bruno Fernandes është kapiteni i ri i Manchester United. Trajneri i “Djajve të kuq”, Ten Hag ka marrë këtë vendim, me lajmin që është bërë publik për tifozët nëpërmjet rrjeteve sociale.

Kujtojmë që më parë shiritin e kapitenit e mbante Harry Maguire, por tekniku Ten Hag e pa të arsyeshme t’i hiqtë gradat mbrojtësit, për shkak të paraqitjeve jo të mira.

Portugezi, në 3 edicionet e fundit, ka luajtur mbi 100 ndeshje në Premier League. Kujtojmë që Bruno Fernandes ka mbajtur veshur më parë fanellën e Udineses dhe Sporting Lisbona.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb